Unaza e re e Peshkopisë, FSHZH përfundon 98% të punimeve

0
30

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka publikuar imazhe nga ecuria e punimeve të projektit të Unazës së Peshkopisë.

“Pas zgjidhjes së problematikave me karakter social që shkaktuan vonesa në zbatimin e projektit, tashmë ka përfunduar 98% e punimeve. Është ndërtuar rrjeti inxhinierik nëntokësor, përshirë sistemin e ndriçimit, ndërkohë që ka përfunduar puna për asfaltimin e rrugës” njofton FSHZH.

Projekti për ndërtimin e Unazës së Peshkopisë financohet nga qeveria shqiptare si pjesë e programit që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit “Rehabilitimi i Rrugëve Prioritare”.

Synimi i këtij projekti është që të lehtësojë trafikun në qytetin e Peshkopisë duke shërbyer si bypass veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë që deri para projektit kalonin nëpër qytet.

Sipas FSHZH-së, krahas unazës së re të Peshkopisë, një tjetër projekt tashmë i përfunduar në qarkun e Dibrës ai i ndërtimit të rrugës Kastriot–Arras, 6 km lehtëson jetën e banorëve të zonës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu