Të dhënat e 6-mujorit, Albsig rritje në të gjitha drejtimet

0
239

Referuar të dhënave të 6-mujorit të parë të vitit 2018, Albsig rezulton të jetë në vend të parë sa i përket rritjes së nivelit të dëmeve të paguara, krahasuar me një vit më parë, duke dëshmuar në këtë mënyrë edhe nivelin e lartë të përgjegjshmërisë së shoqërisë në raport me klientët e saj dhe përgjigjen në çdo kohë ndaj nevojave të tyre.

Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Albsig ka rritje me 55.8% të dëmeve të paguara për periudhën janar-qershor 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në një kohë kur trendi i përgjithshëm i tregut është negativ në këtë aspekt, pasi raportohet një rënie në masën 15.47%.

Ky nuk është i vetmi tregues që vërteton një performancë shumë të mirë të shoqërisë Albsig, pasi përgjatë 6-mujorit të parë të vitit, shoqëria ka edhe rritjen më të madhe në nivel tregu përsa i përket primeve të shkruara bruto, krahasuar me vitin e kaluar, në nivelin 26.06%.

Gjithashtu, Albsig mbetet shoqëria e vetme në treg me një raport të përmbysur mes sigurimeve të detyrueshme dhe atyre vullnetare, duke anuar nga këto të fundit, si një dëshmi e besimit në rritje të klientëve te kjo shoqëri. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e 6-mujorit referuar sigurimeve për aksidentet dhe sigurimeve për sëmundjet, aty ku Albsig ka një rritje të ndjeshme me respektivisht 68.8% dhe 389.85%, përsëri më e madhja në nivel tregu, krahasuar me vitin 2017.

Albsig vazhdon të ofrojë një gamë të gjerë sigurimesh për klientët e saj, ndërsa ka si prioritet adresimin në një kohë sa më të shpejtë të të gjitha problematikave që mund të lindin, edhe nëpërmjet asistencës online për të gjithë ata që i besojnë shoqërisë. /vizore.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu