Tatimi mbi pagat, debat Braçe-Ahmetaj në grupin e PS

0
30

Mbledhja e grupit të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate për projektbuxhetin e vitit 2019, që do të diskutohet në seancën e sotme të Kuvendit. Gjatë mbledhjes së grupit, Braçe dhe Ahmetaj kanë pasur debate për tatimin mbi pagën.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka kërkuar të zgjerohet fasha e atyre që nuk tatohen për pagën, nga 30 mijë lekë që është pragu aktualisht deri në 40 mijë lekë. Pra ata që marrin pagë deri në 40 mijë të mos tatohen.

Por ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj nuk ka pranuar, pasi sipas tij një lëvizje e tillë do të kishte kosto në buxhet. Ahmetaj, jo vetëm që nuk është tërhequr, por i ka qëndruar idesë që pragu duhet të ulet dhe tatimi të fillojë edhe për pagat nën 30 mijë lekë. Aktualisht pagat 30 mijë lekë nuk tatohet.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu