Supë krem bizelesh

0
134

Bizelet, kokrrat e gjelbra e të bukura të pranverës, tashmë kemi fatin t’i kemi në tryezë gjatë gjithë vitit dhe një supë e lehtë, kremoze dhe e shpejtë me to do të na shijonte në çdo orë të ditës.

Përbërësit:
  • 1 kg bizele
  • 100 gr qepë e bardhë
  • 20 gr pana e freskët e lëngshme
  • 50 gr djathë grana padano
  • 30 gr vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë
  • piper i zi
  • brodo perimesh

Përgatitja:

  • Përgatisni brodon e perimeve ose nëse e keni të përgatitur që më parë, vendoseni të nxehet. Prisni qepën, grijeni dhe kapardiseni në një tigan ku keni ngrohur pak vaj. Përziejeni herë pas here të mos digjet. Më pas shtoni bizelet e lara e të kulluara mirë, shtoni kripë e piper, përziejini mirë dhe lërini për 5 minuta të kaurdisen. Pastaj mbulojini me 350 gr brodo perimesh duke lënë mënjanë pak prej tij. Lërini të ziejnë për 15-20 minuta, më pas shuani zjarrin dhe fruloni bizelet me frulator derisa të merrni trashësinë e dëshiruar.
  • Shtoni panën e freskët. Ndizni përsëri zjarrin dhe vazhdoni zierjen edhe për 5 minuta duke i përzier. Nëse e doni më kremoze supën, kalojeni në një sitë në mënyrë që të kullojë lëngun e tepërt. Servireni nëpër pjata dhe sipër shtojini djathë grana.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu