Sot “Topi i Artë”, Modriç është favorit

0
12

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në Paris do të zbulohet fituesi i çmimit më prestigjioz individual, ai që vlerëson futbollistin më të mirë të sezonit, “Topi i Artë”.

Sipas të gjitha parashikimeve, më në fund pritet të thyhet hegjemonia Ronaldo-Messi që zgjat prej një dekade, gjatë së cilës të dy këta lojtarë morën nga 5 “Topa të Artë” secili.

Brazilianin Ricardo Kakà, me “Topin e Artë” të fituar në vitin 2007, ishte fituesi i fundit i këtij trofeu, për t’i lënë më pas radhën dyshes së Barçës e Realit në vitet që fituan trofetë.

Por, të gjitha rrugët sot të çojnë te Luka Modriç. Mesfushori kroat i Realit të Madridit është favoriti i madh për të fituar këtë trofe prestigjioz, që do të ishte i treti radhazi pas çmimeve që mori nga FIFA, si “Lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018”, dhe “FIFA Best Player”.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë ata që do të plotësojnë podiumin, mes Ronaldos dhe 3 kampionëve të botës, Varane, Mbappe e Griezmann.

Në rast se Modriç triumfon sot, Reali i Madridit do të lërë pas Juventusin dhe do të bëhet klubi me shumë lojtarë që kanë fituar “Topin e Artë”, plot 9 të tillë.

Në Paris do të ndahen edhe disa çmime nga revista prestigjioze “France Football”, e cila është organizatorja e kësaj ceremonie. Sigurisht do të nderohet edhe Kylian Mbappe, i cili do të shpallet “Lojtari më i mirë i vitit 2018, nën moshën 21-vjeç”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu