River Plate-Boca Juniors zhvendoset në… Katar

0
93

Ndeshja e kthimit të Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors me shumë mundësi do të luhet në Doha të Katarit më 8 dhjetor.

Trupi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL ka lajmëruar të martën se ndeshja do të luhet më 8 ose 9 dhjetor jashtë Argjentinës.

Doha, 13,306 km larg Buenos Airesit, pritet të zgjidhet si destinacioni i përballjes mes dy klubeve argjentinase, sipas TYC Sports.

“Informacioni që kemi është se ndeshja do të luhet,” shprehet gazetari Mariano Antico.

“Vendi më i mundshëm është Doha më 8 dhjetor. Vendimi mund të merret sot.”

Por ka edhe raporte që pretendojnë se ndeshja mund të luhet edhe në Paraguai më 9 dhjetor pa tifozë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu