“Rikthehet” Besa Kokëdhima, flet për jetën e re

0
64

Falë mbështetjes së madhe nga ana e tyre, Besa ka mundur të renditen në 10-shen e këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar ekzaktësisht në vendin e 6-të.

E ardhur mjaft energjike dhe në super formë, Besa ka zbuluar për “Top Awards” planet e saj më të reja, duke u shprehur se ka bërë disa ndryshime në jetën e saj. Këngëtarja gjithashtu ka zbuluar disa detaje lidhur me këngën e saj më të re “Amor” dhe këngën që do të publikohet në fillim të vitit 2019-të, në të cilën ka ardhur ndryshe.

“Kemi xhiruar klipin e projektit të ardhshëm dhe në fillim të vitit 2019 do të publikohet. Jam shumë entuziaste për këtë projekt, është i freskët, trendy por inovativ e me përmbajtje,” thotë Besa.

“Kam bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën time, jam transferuar në Paris dhe kam nisur disa projekte atje. Ka qënë e nevojshme një kohë shkëputje e qetësie për të menaxhuar ndryshimet dhe angazhimet e reja.’ është shprehur Besa në një intervistë për ‘Top Awards’.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu