Pulë deti e mbushur me gështenja

0
31

Për drekën e Krishtlindjeve, apo mbrëmjen e vitit të Ri…gjeli i detit ose pula është vakti kryesor në këto festa dhe duhet përgatitur në mënyrë shumë dinjitoze e të përkushtuar. Për pulën e mbushur me gështenja na duhen:

  • 1 pulë deti 3 kg
  • 400 gr salsiçe derri
  • 50 gr bukë e zbutur në qumësht
  • 150 gr pançetë e tymosur
  • 300 gr gështenja
  • pak gjalpë
  • pak konjak
  • 1 vezë
  • pak piper
  • pak djathë grana
  • pak qumësht
  • pak arrë moskat
  • vaj ulliri e.v
  • një tufëz majdanoz
  • kripë
  • 1 qepë
Përgatitja:
  • Si fillim përgatisim mbushjen. Pasi t’i keni zier gështenjat, me shtypësen e perimeve kthejini në pure. Hidhini në një tas të madh qelqi. Aty shtoni edhe salsiçet të cilave u keni hequr lëkurën dhe i keni shtypur me pirun, bukën e zbutur në qumësht dhe të shtrydhur, djathin e grirë, qepën e grirë imët, gjethet e grira të majdanozit, një gotë të vogël konjak, vezën, arrë moskat, kripë e piper. Përziejini me duar në mënyrë që të merrni një masë homogjene. Ndajeni mbushjen në 4-5 topa.
  • Merrni pulën e detit të cilën e keni larë mirë dhe tharë. Vendosni copat e mbushjes një nga një brenda saj me ndihmën e një luge. Mos e mbushni komplet volumin e saj, sepse gjatë gatimit, mbushja mund të rrisë volumin dhe mund të dalë jashtë. Për ta mbyllur,  përdorni spango kuzhine, kryqëzoni dy skajet dhe lidhini ato rreth kofshëve. Pastaj lidheni nyje spangon.
  • Spërkateni pulën e detit me kripë e piper. Vendoseni më pas në një tave të lyer me vaj ulliri. Vendosni kuba të vegjël gjalpi në sipërfaqen e pulës dhe pjesën e gjoksit mbulojeni me feta pançete. Mbulojeni me letër alumini dhe piqeni në furrë të parangrohur në 180 gradë për 3 orë.
  • Herë pas here largoni letrën e aluminit dhe lageni pulën e detit me disa lugë nga lëngu. Hiqni pançetën, lëreni mënjanë dhe vazhdoni pjekjen për një orë tjetër. Hiqeni nga furra dhe servireni me pançetën dhe perime në avull.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu