Pse mamatë me 3 fëmijë janë më pak të stresuara se ato me 1

0
183

Kur shohim tre ose katër fëmijë në një shtëpi, mendimi i parë që na vjen në mend është ‘si ia bëjnë nënat e tyre? Sa stres mund të kenë?’

Stresi rritet edhe për shkak të faktit se me kujdesin ndaj fëmijëve, ka edhe një presion total për punën dhe angazhimin në shtëpi.

Megjithatë, sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara me 7.164 nëna, rezultati është se nënat me tre fëmijë janë më pak të stresuara se ato me dy apo një.

Arsyet?

Psikiatrja Janet Taylor, përgjegjëse për këtë studim, ka shpjeguar se në kohët e sotme, nënat me tre fëmijë fillojnë të relaksohen pasi i kanë dhënë jetë fëmijës së tretë. ‘Thjesht nuk ka mjaftueshëm hapësirë për perfeksionizëm në mendjen e tyre kur vjen në jetë fëmija i tretë apo i katërt”, ka shpjeguar ekspertja.

Ky shpjegim duket logjik, kur mendon se sëmuren tre fëmijët njëherësh dhe duhet të kujdesesh njëkohësisht për ta, t’i veshësh, t’u bësh për të ngrënë, etj. Ajo që duhet të bësh, është të kalosh gjithçka pa stres. ‘Sa më shumë fëmijë të kesh, aq më shumë besim do të kesh tek aftësitë e tua shpirtërore’, shprehet Taylor.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu