Ora nuk ndryshon më

0
309

Ndryshimi i orës çdo pranverë dhe vjeshtë, duket se do të mbetet një gjë e së shkuarës. Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftoi se BE-ja planifikon të heqë dorë nga ndryshim i orës.

Vendimi vjen pas rezultatit të sondazhit ku nga 4.6 milionë qytetarë të unionit, 3 milionë kundërshtonin ndryshimin e orës.

Ndryshimi i orës erdhi gjatë Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qellim kursimin e energjisë. Ndërkohë qytetarët thonë se ndryshimi I orës sjell çrregullim tek përditshmëria e tyre.

28 anëtarët e BE-së si edhe vende të tjera të Europës, e ndryshojnë orën dy herë në vit dhe duket se kjo nuk do të ndodhë më.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu