Miratohet buxheti, Braçe bën “opozitën”

0
23

Miratohet me 76 vota pro projektbuxheti i vitit 2019 dhe ndryshimet në paketën fiskale. Në Kuvend u diskutua buxheti dhe paketa fiskale, ndërsa deputeti Erjon Braçe kërkoi rritjen e taksimit nga 15 në 30% për lojërat e fatit te hotelet me 5 Yje, por kryeministri Rama reagoi duke thënë nuk kemi çfarë të taksojmë kur ende nuk janë afruar investitorët. “Është shumë pozitive që bëjmë edhe opozitën e këtij parlamenti, dhe praktikisht disa e sotme ka qenë shumë e frytshme, pasi janë bërë përmirësime të rëndësishme.

Mesazhi i këtij buxheti është shumë pozitiv, pavarësisht se fokusi në këtë seancë te disa amendamente mund të krijojë një ide pak më ndryshe.  Në Shqipëri sot nuk ka asnjë hotel me 5 Yje, brand global i certifikuar dhe nëse duam të zhvillojmë turizmin dhe të jemi konkurrues në rajon i kemi të gjitha mundësitë dhe të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët. Sot kemi një potencial prej rreth 15 brand-esh që kanë shprehur interes për të investuar.

Kjo mase e vendosur në paketën e mbështetjen së hoteleve me 5 Yje, që nuk është mbështetje që qeveria u bën të pasurve, por për ekonominë, pasi kjo fashë sjell të ardhurat më të mëdha dhe punësimin më të madh. Kur ne ti kemi këto mund të diskutojmë nëse mund të rrisim taksën, pasi më parë japim mesazh të gabuar te investitorët”tha Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu