Maqedonia zgjedh një shqiptare si ambasadore në SHBA

0
11

Një shqiptare do të jetë ambasadore e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Marigona Markun, e lindur në Dibër të Madhe znj. Marku në të kaluarën ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.

Kjo përzgjedhje duket të jetë mëse e merituar pasi në SHBA, kryesisht në shtetin e Neë Yorkut, Komuna e Staten Island për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve dibranë është binjakëzuar me Komunën e Dibrës, madje ajo thirret edhe si Dibra e tretë, pas Dibrës së vogël të Peshkopisë.

Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare, mori çmimin tradicional për diplomatin më të mirë të vitit, çmim që ndahet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme maqedonase.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu