Hahn takon Vuçiç, shtyhet takimi me Thaçin

0
11

Komisioneri Evropian për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn para arritjes në Kosovë, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, e si rrjedhojë për këtë është shtyrë për disa orë takimi me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Sipas mediave serbe detajet e këtij takimi nuk janë bërë të ditura, temë kryesore sipas tyre  ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Ky diskutim pritet të bëhet edhe në Kosovë, në mes Hahn dhe krerëve të vendit. Ndryshe, pak më parë është bërë e ditur se takimi  në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe komisionerit Hahn është shtyrë nga ora 13:15 kur parashihej të mbahej për në ora 16:00.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu