Euro 2020, ja rrugëtimi i Shqipërisë

0
9

Aventura e Shqipërisë drejt Europiani 2020 dhe objektivi për të marrë pjesë, ashtu si në Euro 2016, në Francë, do të nisë nga Turqia.

Kuqezinjtë e Panuçit do ta nisin nga shtëpia, “Elbasan Arena” ose “Loro Boriçi”, përballë Turqisë së Mircea Lucescut. Një ndeshje që do të përsëritet kjo, shumë shpejt, pasi vitin e shkuar në miqësoren e zhvilluar në Stamboll,  skuadra kuqezi fitoi me rezultatin 3-2.

Rrugëtimi do të nisë zyrtarisht më 22 mars 2019, ndërsa do të mbyllet më 17 nëntor 2019, përballë Francës po në Shqipëri.

Grupi H (Shqipëri, Francë, Turqi, Islandë, Moldavi, Andorra)

Ndeshja e parë, 22 Mars 2019: Shqipëri-Turqi

Ndeshja e dytë, 25 Mars 2019: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e tretë, 8 Qershor 2019: Islandë-Shqipëri

Ndeshja e katërt, 11 Qershor 2019: Shqipëri-Moldavi

Ndeshja e pestë, 7 Shtator 2019: Francë-Shqipëri

Ndeshja e gjashtë, 10 Shtator 2019: Shqipëri-Islandë

Ndeshja e shtatë, 11 Tetor 2019: Turqi-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 14 Tetor 201: Moldavi-Shqipëri

Ndeshja e nëntë, 14 Nëntor 2019: Shqipëri-Andorra

Ndeshja e dhjetë, 19 Nëntor 2019: Shqipëri-Francë

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu