Efekti “Halloween” largon frikën nga fëmijët

0
159

Festa e Halloween-it, me monstrat dhe zombie-t e saj i bën mirë fëmijëve për të larguar frikërat. Për ta theksuar këtë fakt, në prag “të natës së pushtuar nga shpirtrat” është Paola Vinciguerra, psikoterapiste.

“Trick or Treat”, shpjegon ekspertja, “është jo vetëm një rimë për fëmijët, por një mantra e vërtetë për të zhdukur frikën ndaj monstrave, vdekjes dhe errësirës.

Deri disa vite më parë, i vetmi rast ku ata kishin mundësi që të maskoheshin ishin karnavalet, ndërsa Halloween-i, i jep një mundësi që fëmijët të shprehin më shumë fantazinë e tyre shpeshherë edhe makabre.

Në natën e 31 tetorit fantazmat e frikshme, shtrigat e liga, vampirët e uritur, mumiet dhe zombit do të rikthehen në jetë ​​për të luajtur dhe për t’u argëtuar.

“Ligji” i frikës thotë që është thelbësore për qeniet njerëzore që të mbrohemi nga rreziqet që mund të cenojnë jetën tonë apo atë të personave të tjerë që na rrethojnë. Ajo që është e panjohur dhe e papritutr mund të na bëjë të ndjehemi të pafuqishëm.

Fëmijët e dinë këtë shumë mirë këtë gjë dhe zakonisht në moshë të vogël ata kanë frikë dhe ndjehen të kërcënuar nga elemente të pajetë si: monstrat, hijet etj.

Por për Halloween është ndryshe.

Të gjitha frikërat apo fobitë zhduken për një natë dhe bëhen objekt tallje dhe ironie nga të gjithë.

Kjo për shkak se fëmijët transformohen vetë në këto monstrash, në një moshë që zakonisht këto personazhe shkaktojnë tmerr. Në një lojë make-upi fëmija zbulon si dhe këto personazhe nuk janë aq të rrezikshme dhe se ekzistojnë vetëm në një botë imagjinare.

Të bësh shaka me këto personazhe që kanë lidhje me vdekjen, mund të jetë një mënyrë për të bërë që fëmijët të humbin ankthin që i shkakton humbja e jetës.

“Me pak fjalë duke e përfshirë veten në një botë që shpesh herë i ngjallte frikë, fëmijët ndjehen më të sigurt,”-shkruan Vinciguerra.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu