Bode drejt Bordit të Bankës së Shqipërisë

0
142

Ish-ministri i Financave të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, mund të jetë kandidat për anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, me shumë mundësi i propozuar nga qeveria.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mbështetur në propozimet e bëra nga Kuvendi për 5 anëtarë dhe nga Këshilli i Ministrave për tre anëtarë.

Të gjithë këta votohen në Kuvend. Aktualisht, janë dy anëtarë të Kuvendit që u ka mbaruar mandati dhe pritet që të zgjidhen gjithsej 6 anëtarë nga të cilët 3 nga qeveria dhe 3 nga Kuvendi, në kohën kur opozita mungon në Kuvend edhe zgjedhjen e kandidatëve në Parlament e bën sërish mazhorancën e vetme që ka edhe shumicën e votave.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu