Bitcoin në rënie të fortë

0
103

Bitcoin shënoi rënien e tij më të lartë që prej muajit mars, duke shkuar kështu poshtë nivelit prej 6,000 dollarësh amerikanë, në 5,324 dollarë amerikanë. Të mërkurën e kësaj jave ai ra me 10.6 për qind, ndërsa të enjten rënia vazhdoi me 4.6 për qind. Ndërsa Ethereum, monedha e dytë dixhitale më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, ra me 14 për qind brenda 24 orëve të fundit, sipas CoinMarketCap.

Sipas ekspertëve një rënie e tillë pritej, por nivelet drastike më të cilat ai ra krijuan një pasiguri të madhe në të gjithë tregun.

2017 pa një kërkesë shumë të lartë për Bitcoin, duke shënuar njëkohësisht edhe velrësimin e saj më të lartë nga 1,000 dollarë amerikanë në 20,000 dollarë amerikanë në një vit. Megjithatë, ashtu si shumica e trendeve, kjo rënie duket se ka mbetur thjesht një kujtim, sepse gjatë këtij viti kriptomonedha ra me më shumë se 60 për qind të vlerës së saj. Deputetët i kanë kërkuar qeverisë që të veprojë sa më parë dhe të vendosë rregullime në treg kundër ndryshimeve të paqendrueshme të çmimeve, të ndalojë aktivitetin anonim dhe mnagësitë në drejtim të sigurisë.

Në shkurt të këtij viti, Komiteti i Thesarit njoftoi se do të niste një hetim mbi rreziqet e kriptomonedhave në drejtim të investitorëve dhe ekonomisë së Britanisë së Madhe, në një përpjekje për “të shqyrtuar përgjigjen rregullatore” nga autoritetet.

Qasja aktuale e qeverisë ndaj rregulloreve është kritikuar si tepër ambigue dhe e paqëndrueshme në një periudhë të gjatë kohore, në një raport të publikuar para dy ditësh. Gjithashtu në të argumentohej se rregulloret do të çonin në mbrojtje më të mirë të konsumatorëve, do të mundësonin rritje të qëndrueshme për tregun në tërësi dhe do të ndihmonin në reduktimin e rreziqeve që lidhen me hacker-imin dhe vjedhjen e llogarive të ndryshme.

Nëse zbatohen, Britania mund të shndërrohet në një “qendër globale të aseteve të kriptomonedhave”, thuhej më tej në raport. Bicoini dhe kriptomonedhat e tjera që ekzistojnë, bëjnë pjesë në një industri të parregulluar, e cila i lë investitorët përballë rreziqeve të shumta, u shpreh Nicky Morgan, kryetar i Komitetit të Thesarit.

Industria e kriptomonedhave mbështetet kryesisht në organe të vetërregulluara të cilat edhe pse i përmbahen një kodi të caktuar, mund t’i çojnë këto kompani që të abuzojnë me sistemin, thuhej më tej në raport. Prandaj sipas Komitetit, një rregullore minimale duhet të hartohet dhe të zbatohet patjetër, sidomos për të shmangur rrezikin e pastrimit të parave.

Komiteti gjithashtu nënvizoi edhe mundësinë e mbylljes së qëllimshme të tregut, duke i kërkuar të vlerësohet nëse rritja e kriptomonedhave duhet të inkurajohet në kontekstin e ekonomisë më të gjerë.

Sidoqoftë, nëse veprimi rregullator favorizohet, shkëmbimet online ka të ngjarë të jenë objektivi i parë. Shkëmbimet, ku konsumatorët blejnë dhe shesin kriptomonedha, kanë paraqitur në një numër të shkeljeve të të dhënave të profilit të lartë gjatë vitit të kaluar, ku mund të përmendim këtu kompani që nuk kishin asnjë burim sigurimi të ardhurash, duke mashktuar në këtë mënyrë një numër të lartë investitorësh.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu