Apple rikthen iPhone X pas dështimit me XS

0
27

Apple ka rifilluar prodhimin e iPhone X për shkak të kërkesës më të dobët se që është pritur për modelet e fundit XS dhe XS Max, sipas një raporti të The Wall Street Journal. Ky vendim del në pah për shkak të një marrëveshjeje të bërë me Samsung për të blerë një sasi të caktuar të ekraneve OLED.

Me modelet OLED këtë vit që dështojnë të shiten në sasitë e nevojshme për të përmbushur kushtet e marrëveshjes, raporti sugjeron që Apple po kthehet në modelin e vitit të kaluar për një zgjidhje. Apple ndaloi shitjen e iPhone X në dyqane kur XS u lansua për herë të parë.

iPhone X mendohet të jetë më i lirë për të prodhuar sesa XS ose XS Max në sajë të modelit më të vjetër, që do të thotë se komponentët dhe pajisjet e prodhimit janë më të lira, sipas raportit të WSJ. Në të kaluarën, modelet e vjetra janë prodhuar kur ka patur kërkesa të mjaftueshme për to në tregje të caktuara.

Lajmi vjen në mes të raporteve që deklarojnë se Apple ka shkurtuar porositë e prodhimit për të tre modelet e tyre të reja të iPhone për shkak të kërkesës më të ulët se sa pritej.

iPhone XR më i lirë mendohet të jetë veçanërisht duke hasur probleme në treg, pasi konsumatorët me buxhet më të kufizuar zgjedhin iPhone 8 të vitit të kaluar, i cili vazhdon të jetë në dispozicion dhe ka çmim më të ulët se modeli i lirë i këtij viti.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu