ALBSIG ngjitet në vend të dytë në tregun e sigurimeve

0
1235

Kompania e sigurimeve Albsig ka shënuar rritje konstante gjatë vitit të fundit, ndërsa për herë të parë rezulton të jetë shoqëria e dytë më e madhe në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Këtë e konfirmojnë të dhënat zyrtare, të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ku për periudhën Janar-Gusht 2018, referuar primeve të shkruara bruto, Albsig ka kaluar kompaninë që e mbante këtë pozicion prej disa vitesh, Eurosig-un, duke u ngjitur në vend të dytë.

Sipas të dhënave, Albsig mbetet kompania me rritjen më të madhe në treg, edhe për këtë periudhë (Janar-Gusht), në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, plot 36%. Por nëse në shtator të vitit 2017, kompania ndodhej në vend të katërt në tregun e sigurimeve, tani ka kaluar në të dytin dhe kjo ka ardhur për shkak të disa faktorëve. (grafiku)

Kompania po fiton gjithnjë e më shumë besimin e klientëve, për shkak të përmirësimit të komunikimit me ta, adresimit në kohë dhe në mënyrë efikase të problematikave, por mbi të gjitha rritjes së ndjeshme të pagesës së dëmeve. Këtë e vërtetojnë edhe shifrat, ku konstantohet një rritje me mbi 58% (më e larta në treg) e dëmeve të paguara, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (tabela)

Por jo vetëm kaq. Albsig mbetet kompania e vetme që ka thyer tendencën e tregut, sa i përket ndarjes mes sigurimit të detyrueshëm dhe atij vullnetar, duke anuar nga ky i fundit. Edhe në shifrat më të fundit të publikuara nga AMF është ruajtur ky raport, madje është thelluar edhe më tej, duke shkuar në masën mbi 54%, ndërkohë që të gjitha kompanitë e tjera në treg mbeten të orientuara tek sigurimet e detyrueshme, kryesisht TPL-të. (tabela)

Referuar shifrave zyrtare, rritja e kompanisë është furnizuar më së shumti nga një rritje e primeve të sigurimit të sëmundjeve, 316% (më e madhja në treg), sigurimit të pronës, 116% (më e madhja në treg) dhe sigurimit të shëndetit, 56% (më e madhja në treg).  Edhe në klasat e tjera të sigurimeve, kompania ka tregues me rritje, referuar shifrave të 8-mujorit, të krahasuara gjithmonë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /vizore.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu