Albsig bën revolucion në tregun e sigurimeve

0
2043

Tregu i sigurimeve në Shqipëri vijon prej vitesh të jetë i dominuar nga sigurimet e detyrueshme, kryesisht ato të llojit MTPL (sigurimi i makinave), të cilat edhe aktualisht, sipas të dhënave më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për muajin prill 2018, zënë mbi 60% të totalit të këtij tregu.

Në mënyrë të vazhdueshme AMF u ka bërë thirrje aktorëve në treg të diversifikojnë produktet dhe ofertat e tyre, duke u përpjekur të promovojnë sigurimet vullnetare, të cilat në të gjithë Botën shihen me përparësi përkundrejt atyre të detyrueshme, pasi ato zhvillojnë edhe më shumë tregun e sigurimeve e për pasojë gjithë ekonominë e një vendi.

Nga të gjitha kompanitë, këtij orientimi të AMF-së i është përgjigjur deri tani më së miri Albsig, si e vetmja që ka një raport të përmbysur mes sigurimeve të detyrueshme dhe atyre vullnetare, në favor të këtyre të fundit. Edhe në shifrat e publikuara për muajin prill, për kompaninë Albsig, sigurimet vullnetare zënë 52.5%, duke përmbysur kështu gjithë trendin e tregut të sigurimeve, raporton vizore.al.

Në veçanti, për kompaninë Albsig, kjo ka ardhur falë një rritje të fortë të sigurimeve në klasin “aksidentet dhe shëndeti” (81.5%), “shëndeti në udhëtim” (18.6%), “sigurimin e sëmundjeve” (672%) dhe “sigurimin e përgjegjësive civile” (143%).

Kjo ka bërë që Albsig të ketë një rritje të fortë edhe në totalin e tregut. Kështu, referuar të dhënave për primet e shkruara bruto për 4 muajt e parë të këtij viti, Albsig ka gjeneruar rreth 646.5 milionë lek të ardhura, me rritjen më të madhe në treg, në masën 29.1%. Nëse para një viti kjo kompani ishte në vend të katërt përsa i përket totalit të tregut, aktualisht ndodhet në vend të tretë, me një diferencë shumë të vogël me vendin e dytë.

Jo vetëm kaq, por Albsig ka një rritje të fortë edhe përsa i përket dëmeve të paguara, me 46.4%, duke vendosur kështu një tjetër standard pozitiv në marrëdhënien me klientët e tij. Ngërçi kryesor i tregut të sigurimeve në Shqipëri, që ka ndikuar edhe në goditjen e imazhit të tij lidhet pikërisht me çështjen e dëmeve dhe sorrollatjet e qytetarëve për të marrë atë që meritojnë. Duket që edhe në këtë aspekt Albsig ka bërë një punë të mirë, duke rregulluar edhe pjesën e komunikimit me qytetarët, përmes shërbimeve online dhe në rrjetet sociale. /vizore.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu