Abuzime me pronat, burg për ish kreu i hipotekës Korçë dhe katër punonjësit

0
419

Gjykata e Korçës ka lënë nën masën e sigurisë arrest me burg 5 personat e arrestuar për shpërdorim detyre, pasi falsifikuan dokumenta dhe rregjistruan prona të cilat kishin probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 5 të akuzuarit Leftjon Bardho, me detyrë ish-Drejtor në Hipotekën e Korçës, Ersild Gorari, Arsidesa Hysi , Erjon Arif, të tre ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Korçë dhe 65-vjeçari Andrea Zallëmi janë njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas të dhënave organi i akuzës ka kërkuar për 5 të akuzuarit lënien në fuqi të masës arrest me burg, e dhnë nga gjykata 2 ditë më parë ndërkohë që në seancën e njohjes avokatët mbrojtës kanë kërkuar masa më të lehta sigurie ër të mbrojturit e tyre mdaje duke ofruar dy prej tyre edhe garancinë pasurore.

Ndërkaq gjykata ka vendosur që të lerë në fuqi të njëjtin vendim duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 5 personat.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu