7 në 10 suedezë kureshtarë për të vizituar Shqipërinë

0
142

7 në 10 suedeze janë tejet kureshtarë për Shqipërinë dhe janë të gatshëm dhe të interesuar që të vijnë këtu për pushime. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer në fillim të këtij viti dhe që u bënë publike sot nga Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisi.

Në kuadër të programit “100 fshatrat”, ambasadori i Suedisë ishte sot në Nivicë, ku deklaroi se ka një numër në rritje të turistëve suedezë që vijnë për zbuluar Shqipërinë nga majat e Valbonës tek plazhet e Sarandës.

“Gjatë 3 viteve këtu në Shqipëri, unë kam pasur kënaqësinë të zbuloj bukuritë e vendit tuaj dhe shumë zona që unë nuk i prisja t’i gjeja. Nivica për mua është një zbulim i kënaqshëm,” tha Ambasadori i Suedisë, Johan Ndisi.

Llojet e turizmit në Shqipëri janë të ndryshme, tha ambasadori Ndisi, duke shtuar se “e përbashkëta e turistëve, si të atyre që vijnë për turizmin malor edhe të atyre që vijnë për turizmin detar, është interesi për kulturën fantastike që ju keni”.

“Unë gjithashtu flas nga përvoja ime kur them se turistët suedezë vijnë jo vetëm për vendin e bukur dhe diellin, por edhe për mikpritjen e shqiptarëve. Programi “100 fshatrat”, “është një potencial dhe mundësi shumë e madhe dhe një mënyrë e rëndësishme për të përgatitur shumë zona të ndryshme të Shqipërisë që të plotësojnë këtë potencial. Unë si ambasador suedez punoj mbi marrëdhëniet ndërqeveritare më shumë, por ajo që ne dëshmojmë sot këtu është pak ndryshe, dhe më lejoni të them që është më e rëndësishme. Qeveria ime mund të kishte një politikë për promovimin e turizmit në Shqipëri, por për një qytetar suedez më e rëndësishme është fjala e njerëzve dhe lajmet fantastike që ata dëgjojnë për mikpritjen shqiptare, kulturën dhe pamjet e mrekullueshme të vendit,” theksoi ambasadori.

KOMENTO

Please enter your comment!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu